Prishtinë, 30 Gusht 2025
Pjesëtarë të Listës Serbe vazhdimisht janë akuzuar për afërsinë me Millan Radojiçiq dhe grupet kriminale në veri, sidomos pas sulmit të 24-shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.
Tëvë1 ka siguruar ekskluzivisht fotografi të Sllavko Simiq, i propozuar nga Lista Serbe për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, i cili shihet me kryeterroristin, Millan Radojiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë e sulmit në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Gjithashtu, Tëvë1 ka siguruar fotografi, e cila është shkrepur në nëntor të 2024-tës, ku Sllavko Simiq shihet me Aleksandar Filipoviç ish-shefi i operatives të Policisë se Kosovës në veri të Mitrovicës, i cili kishte dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës.

Tutje, në një fotografi tjetër, Sllavko Simiq shihet afër me Vladimir Radivojeviq (Mami) pjesëmarrëses në sulmin e 24-shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ndërkaq aty shihet në anën e djathte, Lazar Radenkovic pseudonimi (Proja) i cili ka urdhër-arrest për laborator droge te Hajducki konak vlera mbi 8 milionë euro.

Thaçi mohon çfarëdo përfshirje në vrasje
Shënohet viktima e parë nga Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset
Studentët revoltohen me Specialen, marshojnë në protestë, mbështesin katërshen e UÇK-së
Gjykimi për krime lufte nuk nis për shkak të mungesës së avokatit
Ramadan Morina sërish deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë në Burim të Malishevës
Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës
Takohen Kurti e Hamza