Prishtinë, 30 Gusht 2025
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) njofton se ka monitoruar dhe evidentuar disa raste të mashtrimeve digjitale që po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe platformat online, ku shfrytëzohen emrat e personazheve publikë, emrat e bizneseve të njohura dhe oferta të rreme kredie me qëllim të mashtrimit dhe përfitimit të paligjshëm nga qytetarët.
Bazuar në raportimet publike dhe verifikimet e AIP-së janë identifikuar disa forma më të shpeshta të mashtrimeve, si: keqpërdorimi i imazhit të artistëve për postime dhe reklama mashtruese; oferta të rreme për kredi në emër të bankave të njohura, duke kërkuar të dhëna personale nga qytetarët.
“Postime dhe video mashtruese që premtojnë kupona dhuratë në emër të marketeve të mëdha si “VivaFresh”, “ETC” dhe bizneseve të tjera të njohura; konkurse të rreme online që shfrytëzojnë logot e institucioneve dhe kompanive të besueshme për të mbledhur të dhëna nga qytetarët.” – ka njoftuar AIP më 29.08.2025.
AIP vlerëson se këto aktivitete jo vetëm që cenojnë privatësinë, por gjithashtu paraqesin rrezik serioz për sigurinë financiare të qytetarëve.
Prandaj, duke marrë parasysh rastet e evidentuara, AIP u bën thirrje qytetarëve:
-Kontrolloni burimet zyrtare: përdorni vetëm faqet dhe aplikacionet zyrtare të institucioneve dhe bizneseve për informacione dhe shërbime.
– Verifikoni ofertat për kredi dhe dhurata: Çdo ofertë kredie me norma të ulëta interesi, dhurate apo kuponi “falas” duhet të konfirmohet drejtpërdrejt përmes bankës ose kompanisë përkatëse.
-Mbroni të dhënat personale: Mos ndani të dhëna personale (numri personal, të dhënat bankare, fjalëkalimet dhe kodet e verifikimit) në burime të pasigurta.
– Kontrolloni adresat e faqeve – faqet mashtruese shpesh imitojnë ato zyrtare: Kontrolloni me kujdes URL-në (linkun e faqes) dhe mos klikoni në linqe që duken të dyshimta ose kanë gabime drejtshkrimore.
– Mos ndërveproni me përmbajtje të dyshimta Lojëra, kuize ose video që premtojnë fitime të menjëhershme, përdoren për mashtrime online. Keni kujdes dhe mos klikoni në to.
AIP shton se çdo faqe apo përmbajtje e dyshimtë duhet të raportohet menjëherë në platformën përkatëse: Facebook, Instagram, TikTok.
“Forconi mbrojtjen digjitale Instaloni mbrojtje teknike (antivirus, firewall), përdorni verifikimin me dy hapa (2FA) dhe shmangni rrjetet publike Wi-Fi për qasje bankare.” – ka këshilluar AIP qytetarët.
Agjencia për Informim dhe Privatësi ka theksuar se është e përkushtuar për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve dhe sigurinë e tyre.
“Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me institucionet relevante për të identifikuar faqet mashtruese dhe për të ndërmarrë masa ligjore ndaj shkelësve.” – kanë thënë nga AIP.

Familjarët e të pagjeturve mirëpresin nisjen e gërmimeve në Zubin Potok
Sveçla, nga Zubin-Potoku: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
Gjenden mbetje mortore, dyshohet se janë të 23 intelektualëve shqiptarë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë
Marrëveshje bashkëpunimi mes ministrive, FSK pjesë e aksioneve për ambient të pastër
Njësitet e Policisë, EULEX-it në lokacionin e dyshuar për varrezë masive në Kalludër të Zubin Potokut
Drita kualifikohet në raundin e tretë të Conference League
Kongresisti Wilson i kërkon Serbisë t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani