Mitrovicë e Veriut, 29 Gusht 2025
Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e Ana Murganiq, serbes nga veriu i Mitrovicës e cila u arrestua në Kroaci për spiunazh. Veton Elshani thotë se janë gjetur edhe prova.
Tash e disa muaj, brenda shtëpisë së Ana Murganiq nuk qëndron askush.
Në shtëpinë e Ana Murganiqit në lagjen “Iva Lola Ribar” në veri të Mitrovicës, e cila u arrestua në Kroaci, me bashkëshortin e saj pilot, i cili ka shërbyer në Kosovë për misionin paqeruajtës, KFOR gjatë vitit 2022, të cilët dyshohen për spiunazh.
Pas arrestimit të Murganiq, Policia e Kosovës është vënë në lëvizje.
Në konfirmim ekskluzivisht për Tëvë1, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani thotë se është bastisur shtëpia e saj, ku janë gjetur edhe prova.
“Në momentin që ka dalur informacioni atje, për neve ka qenë mjaftë për interes, për arsyeje që është përmendur se në lokacionet e caktuara, në komuna të caktuara dhe vende në vitin 2022, ne i kemi marrë veprimet e nevojshme që ta verifikojmë se ku është adresa e saj, kemi gjetur lokacionin e shtëpisë kemi pranuar informacione se në atë shtëpi mund të ketë armë, kemi hyrë kemi bastisur këtë shtëpi, kemi gjetur një sprej, disa gëzhoja, fishekë. Dhe jemi larguar nga ai vend”, tha Elshani.
Elshani theksoi se janë në koordinim të ngushtë me autoritetet kroate për këtë rast.
Sipas tij, Policia e Kosovës rastet e tilla i trajton në të gjitha komunat veriore.
“Ajo që është shumë e rëndësishme që në momentin se ne pranojmë informacion i ngjashëm sikur ky rast, ne nuk kemi ndonjë pengesë, ndalesë që ne nuk mundemi me hetua, në krejt veriun e vendit”, tha ai.
Njohësi i sigurisë, Arben Dashevci thotë se institucionet vendore duhet të bashkëpunojnë me atë kroate, nëse është cenuar siguria e vendit.
“Unë mendoj se Republika e Kosovës dhe organet tona duhet të bashkëpunojnë me Kroacinë atje, me institucionet e sajë të sigurisë dhe që ta zbardhin këtë rast sa më parë, dhe që të dihet nëse është dëmtuar dicka, sepse lufta hibride e ka këtë, që të marrë informacion”, deklaroi Dashevci.
Mediet kroate kanë publikuar edhe mesazhe të shkëmbyera të Ana Murganiq me Vladimir Radivojeviq (Mami), pjesëtar i grupit terrorist të Millan Radojiciq, i cili dyshohet se shtypi butonin e mjetit eksplodues, ku kishte mbetur i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind