27 gusht, 2025
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Ferizaj, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në hapësirën e ashensorit të një ndërtese banimi në rrugën “Sadik Bega”.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është raportuar pas orës 09:00 të mëngjesit të së mërkurës. Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, në vendngjarje kanë dalë ekipet policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.
“Personi i vdekur është një mashkull kosovar, 58 vjeç. Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj si dhe ato të Sektorit Rajonal. Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, ka deklaruar Veseli.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante