27 gusht, 2025
Një pilot i Forcave Ajrore të Kroacisë, i cili ka shërbyer edhe në misionin e KFOR-it në Kosovë, dhe e dashura e tij nga Mitrovica, janë arrestuar në ishullin Vis të Kroacisë nën dyshimin se kanë kryer veprime spiunazhi për Serbinë dhe Listën Serbe.
Arrestimi është kryer më 25 korrik, ndërsa në hetime është përfshirë edhe Europoli përveç policisë kroate. Hetuesit dyshojnë se piloti i ka transmetuar partneres së tij informacione konfidenciale për lëvizjet e trupave të KFOR-it dhe për zhvillimet në veri të Kosovës, të cilat ajo dyshohet se ia ka përcjellë strukturave të Listës Serbe.
Informacionet e siguruara nga piloti përfshinin të dhëna nga fundi i vitit 2022 deri në vitin 2025, përfshirë detaje mbi situatën në Zubin Potok, komunë që shpesh ka qenë vatër tensionesh mes serbëve lokalë dhe autoriteteve të Kosovës, si dhe forcave ndërkombëtare.
Të dyshuarit akuzohen gjithashtu për shkëmbim të dhënash mbi transportimin e ish-policit kosovar Dejan Pantiq, i arrestuar në dhjetor 2022 për sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut. Arrestimi i tij kishte nxitur protesta dhe vendosjen e barrikadave në Jarinjë e Bërnjak për gati tri javë, derisa gjykata vendosi që Pantiq të kalonte në arrest shtëpiak. Ai më pas u dënua me dy vjet burgim për huliganizëm, ndërsa masa e sigurisë ndaj tij ishte dorëzania prej 30 mijë eurosh.
Sipas hetimeve, janë zbuluar komunikime telefonike midis pilotit kroat dhe partneres së tij, të cilat dëshmojnë për përfshirjen e tyre në aktivitete të spiunazhit. Piloti është dërguar në paraburgim, ndërsa për të dyshuarën është marrë vendim për dëbim nga Kroacia dhe është vendosur në qendrën për të huaj në Trilje.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante