27 gusht, 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se veprimtaria kriminale e Milan Radoiçiqit dhe grupeve ilegale në veri kanë qenë pengesa kryesore për normalitetin dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve, e jo urat mbi lumin Ibër.
Gjatë takimit me të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin Rene Troccaz, Osmani tha se mirëpret hapjen e urave të reja në Mitrovicë, duke theksuar se mbyllja e urës kryesore më 1999 nuk ishte për arsye sigurie, por si rezultat i vendimeve të dëmshme politike. Ajo shtoi se është për keqardhje që kjo urë mbetet e mbyllur edhe pas një dekade nga marrëveshja e Brukselit.
“Është veprimtaria kriminale dhe destabilizuese e Radoiçiqit dhe grupeve kriminale në veri që pengonte normalitetin dhe lëvizjen e lirë, duke krijuar atmosferë frike e tensioni, e jo urat,” ka theksuar Osmani. Ajo nënvizoi se këto struktura ilegale janë përgjegjëse për dhunën dhe tensionet, dhe jo infrastruktura që ndërtohet për të lidhur komunitetet.
Presidentja gjithashtu i ka konsideruar të padrejta masat kufizuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke thënë se ato dëmtojnë mirëqenien e qytetarëve, proceset demokratike dhe kredibilitetin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja.
Në takim u diskutuan gjithashtu zhvillimet politike në Kosovë dhe siguria rajonale, ku Osmani përsëriti orientimin strategjik të vendit drejt integrimit në BE dhe NATO.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti