Prishtinë, 1 nëntor 2026 08:59
Në nëntor të vitit 1999, në fshatin Kishnicë, afër Prishtinës, ishte gjetur një listë me emrat e 20 personave të dyshuar si pjesëtarë të formacioneve paramilitare serbe. Sipas të dhënave të publikuara nga KosovaPress, këta persona dyshohet se kishin vendosur një shtab operativ paramilitar në këtë zonë dhe prej aty kishin vepruar në pjesë të ndryshme të Kosovës.
Sipas dëshmive të Musa Gashit nga Kishnica, disa prej personave të përfshirë në listë dyshohet se kishin marrë pjesë edhe në krime ndaj popullsisë civile shqiptare në këtë fshat.
Në listë figurojnë emra si Stalin Iliq, Pavli Paniq, Lubisha Cvejiq, Jovan Vukadinoviq, Mirko Andriq, Branko Dikiq, Rade Krastiq, Sinisha Jovanoviq, Jovan Karaxhiq, Goran Trajkoviq, Boban Trajkoviq, Dejan Trajkoviq, Predrag Gjorgjeviq, Petar Saveliq, Mile dhe Gjorgje Bulajiq, Zhivorad Mitiq, Dragan Mitiq, Dragan Miliq, Zoran Trajkoviq, Mike Iliq dhe Dushan Iliq.
Sipas burimit, shumica e personave të listuar ishin nga Kosova, ndërsa njëri prej tyre ishte nga Kurshumlia.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri