27 gusht, 2025
E ngarkuara me Punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Annu Prattipati, ka deklaruar se vendimi i Kosovës për të hequr tarifat mbi mallrat amerikane përfaqëson një akt lidershipi dhe përkushtimi ndaj forcimit të raporteve ekonomike me Shtetet e Bashkuara.
Duke folur në forumin “Largimi i barrierave, ndikimi ekonomik i tarifave 0% për mallrat amerikane”, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Prattipati theksoi se heqja e tarifave rrit qasjen e qytetarëve kosovarë në produktet amerikane dhe krijon më shumë mundësi për bizneset në të dyja vendet.
Ajo e vlerësoi vendimin si me përfitime të dyanshme, që pritet të ndikojë në rritjen ekonomike dhe në thellimin e bashkëpunimit tregtar mes Kosovës dhe SHBA-së.
Nga ana tjetër, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se ky është një nga vendimet më të rëndësishme në forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-në, duke hapur rrugën për rritjen e investimeve amerikane në Kosovë.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, kujtoi se nga 1 gushti të gjitha mallrat me origjinë amerikane i nënshtrohen tarifës doganore 0%, ndërsa theksoi se arkitektura tarifore e Kosovës tashmë po barazohet me atë të BE-së, SHBA-së dhe Turqisë.
Edhe drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, nënvizoi se ky hap do të nxisë prodhimin, investimet dhe do të forcojë më tej partneritetin ekonomik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti