27 gusht, 2025
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës ka prezantuar sot aneksin e metodologjisë së punës për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve ekonomike të shkaktuara gjatë luftës në Kosovë.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, theksoi se përveç jetëve të humbura dhe dëmeve njerëzore, agresioni serb ka shkaktuar pasoja të mëdha ekonomike. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike përmes dokumentimit të këtyre krimeve.
“Dokumentimi i krimeve ekonomike është pjesë e pandashme e së vërtetës historike. Përveç funksionit arkivor e akademik, ky proces përfaqëson një instrument drejtësie dhe transparence. Përmes një metodologjie të qartë, profesionale dhe gjithëpërfshirëse mund të krijojmë një arkiv të besueshëm që do t’i shërbejë kujtesës kolektive të brezave që vijnë”, deklaroi Kurti.
Drejtori ekzekutiv i Institutit, Atdhe Hetemi, foli për të arriturat e deritanishme dhe bashkëpunimet me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën. Ai nënvizoi se aneksi metodologjik është një përpjekje e përbashkët për të siguruar që mbledhja, verifikimi dhe analiza e krimeve ekonomike, sociale e kulturore të bëhen sipas standardeve më të larta etike, ligjore dhe shkencore.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti