Prishtinë, 31 tetor 2026 17:07
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar lidhur me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Kurti e ka cilësuar aktgjykimin si të padrejtë në aspektin juridik dhe moral, duke thënë se ai duhet të korrigjohet në shkallën e Apelit.
“Aktgjykim i padrejtë juridikisht dhe moralisht, si dhe i pasaktë historikisht dhe faktikisht. Ky aktgjykim duhet ndryshuar dhe korrigjuar në shkallën e Apelit dhe atë sa më parë”, ka deklaruar Kurti.
Deklarata e tij i referohet rastit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit