Prishtinë, 27 Gusht 2025
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk do ta votojë asnjë propozim të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit.
Ajo ka thënë se shpreson që të enjten, kur do të mbahet seanca e radhës, partitë më të mëdha shqiptare të mos e lëshojnë rastin dhe ta votojnë ministrin në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, si nënkryetar të Kuvendit të Kosovës. Rashiq është kryetar i partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë
“Qëllimi i ynë është që ministri në detyrë dhe deputeti i zgjedhur, z. Rashiq, që e ka njohur në vazhdimësi Republikën e Kosovës dhe ka punuar për të mirën e komunitetit serb duke e njohur Republikën e Kosovës, të jetë pjesë e Kryesisë së Kuvendit dhe nënkryetar i Kuvendit. Dhe asnjë deputet që është i lidhur me strukturat kriminale të mos jetë pjesë e Kryesisë. Ky është qëllimi i Lëvizjes dhe e kemi bërë të qartë edhe me votë”, ka thënë Nagavci.
Emri i Rashiqit u nxor me short të martën, por në votim mori 55 vota.
Nagavci ka thënë se për t’u adresuar çështja në Kushtetuese duhet të jenë dhjetë deputetë, e Lista Serbe i ka nëntë deputetë.
“Me votimin eventual të Rashiqit, Kuvendi nis punën e fillon të ecë afati për zgjedhjen e qeverisë”, tha Nagavci.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti