Prishtinë, 26 Gusht 2025
Korab Blakaj, njohës i sigurisë, ka komentuar lidhur me hapjen e urës së re mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Ai ka thënë se prezenca e policisë dhe pjesëtarëve të KFOR-it gjatë këtyre ditëve në afërsi të urës së re është krejtësisht normale.
Tutje, Blakaj ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare ka rënë pre e propagandës së Serbisë, e cila ka pretenduar se hapja e urës së Ibrit do të cenojë sigurinë e pjesëtarëve të komunitetit serb në Mitrovicë dhe në veri në përgjithësi.
“Ndërtimi i këtyre urave dhe lëshimi në punë i tyre do ta demantojë [Serbinë], sepse Kosova asnjëherë nuk ka pasur politikë shtetërore kundër serbëve që jetojnë brenda Kosovës. Madje, Kosova nuk ka pasur politikë armiqësore as ndaj grupit ose komunitetit që angazhohet në formë jokushtetuese për shkëputjen e territorit”, ka theksuar ai.
“Bashkësia ndërkombëtare më në fund do të bindet se kjo urë, më tepër tashmë, simbolizon një ndarje psikologjike dhe është një narrativë që e mbron Beogradi sesa që ka të bëjë me aspektin e sigurisë së veriut”, ka thënë Blakaj.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti