26 gusht, 2026
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar sot një bisedë të gjatë telefonike me ministrin e Jashtëm të Federatës Ruse, Sergej Lavrov, ku theksoi se marrëdhëniet mes dy shteteve do të vazhdojnë të zhvillohen në fusha të ndryshme.
Në deklaratën e tij pas komunikimit, Vuçiq përsëriti narrativën serbe rreth Kosovës, duke pretenduar për “përndjekjen e vazhdueshme të popullatës serbe nga trojet e veta” dhe duke kritikuar, siç tha ai, heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare.
Ai njoftoi se e ka informuar Lavrovin për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe ka kërkuar mbështetje nga Moska në forumet ndërkombëtare. Përveç çështjes së Kosovës, dy zyrtarët diskutuan për projekte të përbashkëta ekonomike dhe për koordinim më të ngushtë në organizatat ndërkombëtare, shpesh në kundërshtim me interesat e vendeve perëndimore.
“U dakorduam të vazhdojmë punën për zhvillimin e marrëdhënieve tona në fusha të ndryshme”, deklaroi Vuçiq, duke sinjalizuar vazhdimësinë e bashkëpunimit me Rusinë në një kohë tensionesh të rritura në rajon dhe rreziku për destabilizim në Kosovë.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti