Prishtinë, 24 gusht 2025
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Ukrainën me rastin e Ditës Kombëtare, duke ritheksuar angazhimin e vendit për të mbështetur pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e saj.
Në një shkrim në platformën X, Kurti tha se Kosova ka qëndruar pranë Ukrainës dhe popullit të saj kundër agresionit rus, përmes vendosjes së sanksioneve dhe pranimit të qytetarëve ukrainas.
“Sot, me rastin e Ditës Kombëtare të Ukrainës, riafirmojmë angazhimin tonë për të mbështetur pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit të saj, si dhe përpjekjet e aleatëve tanë për një paqe të drejtë e të qëndrueshme. Përmes sanksioneve dhe duke pritur qytetarët ukrainas në Kosovë, kemi qëndruar pranë Ukrainës dhe popullit të saj të guximshëm kundër agresionit të Rusisë, dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar kundër luftës dhe në mbështetje të paqes”, shkroi Kurti.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti