Beograd, 25 Gusht 2025
“Na shpëto Trumpi serb” – kështu mund të përshkruhen, shkurt, taktikat e politikës së jashtme të Aleksandar Vuçiçit dhe Milorad Dodikut. Por, a i besojnë këta të dy presidentit të Amerikës në mënyrë fëmijërore dhe amatoreske? Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, prej muajsh është përpjekur pothuajse me tërbim të arrijë te Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Pas fiaskos së majit në Florida, nga ku u kthye papritur në Serbi në rrethana ende misterioze për shkak të “dhimbjeve në gjoks”, veprimi diplomatik që mund të quhet edhe “Dua të takohem me Trump” vazhdoi.
Gjatë asaj kohe, krerët e qeverisë flasin vazhdimisht për një lloj dialogu strategjik me Amerikën dhe kthimin e marrëdhënieve midis dy vendeve në “nivelin e mëparshëm”. Në fillim të gushtit u mbajt takimi midis Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç, dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Mark Rubio, për të cilin pala amerikane praktikisht as nuk komentoi, por ministri prapë e vlerësoi takimin si “historik”.
Dëshirave të Presidentit të Serbisë iu bashkua edhe ish-Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, i cili gjithashtu dëshiron të takohet me Trumpin, dhe i cili e përshkroi shkarkimin e tij si “një përpjekje për ta penguar atë të flasë me Trumpin”.
Kjo kulminoi kur, derisa Asambleja Kombëtare në Banjallukë bëri thirrje për një “referendum për Dodikun”, anëtarja serbe e Presidencës së BiH, Zheljka Cvijanoviq, nisi një propozim për t’i dhënë Trumpit Çmimin Nobel për Paqen.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti