24 gusht, 2025
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për certifikimin e Listës Serbe në zgjedhjet e 12 tetorit, duke e cilësuar këtë si një vendim skandaloz.
Ajo tha se PZAP-i nuk është mbështetur në dokumentet e ofruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe institucionet e drejtësisë, duke lënë të kuptohet se vendimi është marrë nën presion.
“Vendimi i PZAP-it është tejet i dëmshëm. Ata kanë urdhëruar që KQZ-ja të certifikojë Listën Serbe, pa u bazuar në dokumentacionin e nevojshëm. Për më tepër, fakti që vendimi është marrë me ngut, edhe pse PZAP-i ka afat 72 orë, lë të nënkuptohet për presione mbi këtë institucion. Duhet të shihet mundësia që ky rast të dërgohet në Gjykatën Supreme”, deklaroi Haxhiu.
Deklarata e saj erdhi pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti