24 gusht, 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka pranuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me çështjen e certifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, konfirmoi se palët e përfshira kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë në Gjykatën Supreme brenda 48 orëve.
Ai shtoi se KQZ do të presë që vendimi të marrë formën e prerë përpara se të ndërmerren veprime të mëtejshme.
“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimin e PZAP-it. Ndaj këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme brenda 48 orëve. KQZ do të presë që vendimi të marrë formën e prerë”, deklaroi Elezi.
Ky zhvillim pason vendimin e PZAP-së që e obligon KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të tetorit.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti