Prishtinë , 24 Gusht 2025
Prishtinë– Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) njofton se nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin L.M.
Prokuroria bën të ditur se i dyshuari u arrestua në komunën e Zveçanit nga hetuesit policorë pas zhvillimit të hetimeve disamujore, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“L.M. dyshohet për veprat penale: bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, si dhe sulm ndaj personit zyrtar. Me autorizim të prokurorit, janë zhvilluar bastisje edhe në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur prova materiale që vërtetojnë veprimet inkriminuese të të dyshuarit”, thuhet në njoftim.
Prokuroria shton se brenda afatit të përcaktuar ligjor, ndaj L.M., do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante