Prishtinë, 24 Gusht 2025
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar pas lajmit të ndarjes nga jeta të gazetarit, analistit dhe intelektualit të njohur shqiptar, Artur Zheji.
Në një postim në Facebook, Kurti ka vlerësuar lart figurën e Zhejit, duke e cilësuar atë si një zë të rrallë në hapësirën mediatike shqiptare dhe një përfaqësues të denjë të mendimit të lirë dhe angazhimit qytetar.
“Artur Zheji, personalitet i medias së shkruar e asaj televizive, është ndarë dje prej nesh në moshën 64-vjeçare. I kujtoj bashkëbisedimet me të, para apo pas kamerave, sepse të rrallë kanë qenë dhe janë gazetarët që, përtej lajmit të ditës, angazhohen e thellohen me seriozitet intelektual te çështjet e subjektet me të cilat ballafaqohen. I tillë ishte Artur Zheji – fjala e të cilit nuk thuhej për t’u harruar të nesërmen”, ka thënë Kurti.
Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe vlerësuan kontributin e Artur Zhejit.

Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali