24 gusht, 2024
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është përmbyllur afati për partitë politike që dëshirojnë të certifikohen për pjesëmarrje përmes koalicioneve në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.
Sipas njoftimit, brenda periudhës 15-ditore (9–23 qershor), në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, janë paraqitur vetëm dy koalicione:
-
“Koalicioni Vakat”, i përbërë nga Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV);
-
“SDU-NAŠA”, i përbërë nga Socijaldemokratska Unija dhe Naša Inicijativa, i krijuar vetëm për komunën e Prizrenit.
Në të njëjtën kohë, pesë parti politike kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale:
-
Organizata Balli Kombëtar Demokrat (OBKD);
-
Partia Demokratike e Diasporës (PDD);
-
Partia e Drejtësisë (PD);
-
Kosovaki Nevi Romani Partia (KNRP);
-
Partia Balliste (PB).
KQZ ka bërë të ditur se afati për aplikim për certifikim dhe dorëzim të listës së kandidatëve do të fillojë më 26 qershor 2025.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti