24 gusht, 2025
Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Mentor Vrajolli, ka deklaruar se armatosja e Serbisë përbën një kërcënim serioz për Kosovën, duke theksuar rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e sigurisë.
Sipas tij, Serbia e justifikon këtë proces si pjesë të statusit të saj neutral, por në realitet qëllimi kryesor është ndikimi ndaj Kosovës, e cila ende nuk ka arritur progres në integrimet euroatlantike.
Vrajolli paralajmëroi se një pjesë e armatimeve mund të përdoret edhe për konsum të brendshëm, duke shërbyer si mjet për pushtetin serb për të frenuar protestat qytetare. Ai gjithashtu përmendi rrezikun nga grupet terroriste, duke kujtuar sulmin në Banjskë, ku pjesëmarrësit ende janë të lirë në territorin e Serbisë dhe potencialisht mund të rikthehen me përforcime nga individë ultranacionalistë.
Ai theksoi se siguria e Kosovës varet drejtpërdrejt nga performanca e KFOR-it, ndërsa paralajmëroi se disa kontigjente në pjesën veriore mund të mos jenë plotësisht të koordinuara me komandën e NATO-s.
Në fund, Vrajolli theksoi se institucionet e sigurisë në Kosovë, përfshirë Policinë dhe FSK-në, po funksionojnë normalisht, ndërsa situata në veri është përmirësuar dukshëm, pasi organet legjitime tashmë ushtrojnë kompetencat e tyre pa u kërcënuar nga grupet kriminale.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti