Prishtinë, 23 gusht 2025
Nënkryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, do të përballet në shtator me akuzën për nxitje të sulmit ndaj gazetarëve shqiptarë gjatë një proteste në Leposaviq, në qershor të vitit 2023.
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se seanca e shqyrtimit fillestar ndaj tij dhe të pandehurit tjetër, Urosh Vukashinoviq, do të mbahet më 18 shtator 2025, në orën 09:00.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore, gjatë protestës kundër vizitës së ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Simiq i kishte nxitur protestuesit që të sulmonin ekipet e mediave. Gazetarët ishin goditur me shok-bomba, grushte, shqelma dhe mjete të forta.
Ai akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, ndërsa Vukashinoviq ngarkohet edhe me akuzën për sulm të drejtpërdrejtë.
Simiq, përveç këtij rasti, është nën hetim edhe nga Prokuroria Speciale për përfshirje në vendosjen e barrikadave në veri në vitin 2022. Ai dyshohet për pengim të zyrtarëve në kryerjen e detyrave, thirrje për rezistencë dhe veprimtari kundërkushtetuese.
Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, gjatë protestave të vitit 2023 në veri janë regjistruar mbi 30 raste të sulmeve ndaj gazetarëve, ndërsa deri më tani vetëm një person është dënuar. Në shkurt 2025, Dalibor Spasiq u gjobit me 12 mijë euro pasi pranoi fajësinë për sulm ndaj gazetarit Burim Zariqi.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti