Arrestohet një serb në tubimin në veri
23 gusht, 2025
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në veri, konkretisht në sheshin “Car Lazar”, aty ku po mbahej një tubim.
I dyshuari është arrestuar për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.
Burime të pranishme bëjnë të ditur se pas tubimit qëndron Lista Serbe. Në mesin e pjesëmarrësve janë parë anëtari i këtij subjekti politik, Sllavko Simiq, si dhe kandidatë të tjerë për kryetar të komunave veriore.
Policia e Kosovës ka rritur prezencën e saj në zonë. Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, konfirmoi se posedojnë informacione që organizatore e tubimit është Lista Serbe.
“Ne jemi njoftuar për këtë tubim, nuk i ndalojmë, janë shoqata e pensionistëve, por sipas informacioneve që kemi mund të jetë edhe Lista Serbe”, tha Elshani.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti