Prishtinë, 23 gusht 2025
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke theksuar se vota e tyre është vendimtare për ndryshimin në komunat e Kosovës.
Në një mesazh drejtuar diasporës, Kurti kujtoi se falë angazhimit të mërgimtarëve në zgjedhjet qendrore, subjekti i tij politik doli i pari në 22 komuna. Ai tha se pjesëmarrja e diasporës edhe në këto zgjedhje do të bëjë që komunat të jenë “shembull i qytetarisë, zhvillimit dhe qeverisjes së mirë”.
Kurti rikujtoi se afati për regjistrim skadon më 29 gusht, duke nënvizuar se procesi është i thjeshtë dhe i shpejtë. “Mos e lini për nesër, regjistrohuni tani”, tha ai, duke shtuar se vota e mërgimtarëve do të mundësojë që në pushtet lokal të vijnë njerëz të ndershëm e të përkushtuar, duke larguar klanet që e shohin komunën si pronë private.
Ai e përmbylli thirrjen me mesazhin se “me votën e diasporës, fitoret tona bëhen të plota”.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti