Prishtinë, 23 gusht 2025
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka deklaruar se Kosova duhet të marrë shembull nga Gjermania, e cila po shqyrton ndalimin e partisë së ekstremit të djathtë AfD, dhe të veprojë njësoj me Listën Serbe. Sipas tij, kjo parti përbën një kërcënim serioz për rendin kushtetues dhe sigurinë e vendit.
Në një reagim në Facebook, Musliu ka shkruar se Kosova duhet të përballet me “armiqtë e demokracisë” duke marrë masa të guximshme.
“Nëse Gjermania, një ndër demokracitë më të konsoliduara, e konsideron AfD-në rrezik, Kosova ka arsye shumë më të forta për të shqyrtuar ndalimin e Listës Serbe, që funksionon si instrument i Beogradit për të minuar shtetësinë tonë”, tha ai.
Ai kujtoi se një nga figurat kyçe të Listës Serbe, Millan Radoiçiq, është përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë, për sulme ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, si dhe për përfshirjen në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.
Musliu e cilësoi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos certifikuar Listën Serbe si “një hap të domosdoshëm dhe një sinjal të qartë se paradoksi politik duhet të trajtohet seriozisht”.
Sipas tij, Lista Serbe “asnjëherë nuk e ka fshehur qasjen sabotuese ndaj Kosovës, qoftë përmes deklaratave publike apo veprimeve të organizuara që kanë rrezikuar rendin demokratik”. Ai shtoi se organet e drejtësisë duhet të ndërmarrin hetime dhe masa konkrete.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti