Prishtinë, 21 gusht 2025
Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale.
Ai tha se kjo parti ka “një trashëgimi dhe të tashme terroriste”, ndërsa në mesin e saj gjenden persona të përfshirë në sulme të ndryshme dhe që, sipas tij, veprojnë në mënyrë subversive kundër Republikës së Kosovës.
Kurteshi përmendi edhe vendimin e Qeverisë së Serbisë për emërimin e Sasha Millosheviqit si kryetar të komunës paralele të Gjilanit, duke e cilësuar këtë si shembull të përfshirjes së Listës Serbe në struktura paralele.
“Ne e kemi një parti politike që ka një trashëgimi terroriste dhe një të tashme terroriste. Përveç kësaj ka elemente të tjera, persona që kanë marrë pjesë edhe në sulme terroriste edhe në sulme të ndryshme. Tash i kemi edhe veprimet e institucionet për ndjekje penale. Në mesin e tyre kemi persona që ën të vërtete në mënyrë subversive punojnë kundër Republikës së Kosovës”, tha Kurteshi.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë