Prishtinë, 21 Gusht 2025
Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar për vizitën zyrtare të Johann Saathoff, Sekretar Parlamentar i Shtetit pranë Ministrit Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, i cili do të qëndrojë në Kosovë më 22 dhe 23 gusht 2025.
Gjatë ditës së premte, Saathoff do të vizitojë Iniciativën për Inovacion dhe Parkun e Trajnimeve në Prizren (ITP), projekt model që mbështet ndërmarrësinë, inovacionin, zhvillimin e bizneseve dhe përmirësimin e aftësive profesionale. Në agjendë parashihen një sesion informues dhe vizita në disa kompani.
Kjo vizitë, sipas Ambasadës, konfirmon angazhimin e vazhdueshëm të Gjermanisë për të nxitur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe forcimin e bashkëpunimit bilateral me Kosovën.
Pas vizitës në terren, në hapësirat e projektit do të mbahet një konferencë për media, ku Sekretari Parlamentar i Shtetit do të mbajë një deklaratë dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë