Prishtinë, 21 gusht 2025
Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) ka nënshkruar sot marrëveshjen për huadhënie me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, e cila do të mundësojë ekzekutimin e pagave për punëtorët e RTK-së.
Lajmin e bëri të ditur drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Hysen Hundozi, përmes një postimi në Facebook.
“Sapo e nënshkruam marrëveshjen për huadhënie me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve. Pagat ekzekutohen nesër, më 22 gusht 2025. Ju faleminderit për besimin dhe mirëkuptimin tuaj”, ka shkruar Hundozi.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante