Strasburg, 21 Gusht 2025
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, deklaroi se askush nga faktorët politikë relevantë në Bashkimin Evropian nuk ka më iluzione rreth asaj se kush është presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, dhe çfarë lloj pushteti ai ushtron.
Sipas tij, Serbia në gjendjen aktuale nuk ka mundësi të anëtarësohet në BE.
“Çështja është si të përcaktohet raporti ndaj alternativës, pra ndaj atyre që potencialisht mund të vijnë nesër në pushtet, gjë që sot mbetet një dramë politike e pasigurt. Mua më duket se pushteti i Vuçiqit ka legalitet, por ata që protestojnë po fitojnë legjitimitet”, tha Picula.
Ai kujtoi edhe tragjedinë e rënies së çatisë në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona, duke paralajmëruar se “viktima e 17-të mund të shfaqet në përplasjet gjithnjë e më të ashpra nëpër rrugët e qyteteve serbe”.
Picula shtoi se Kroacia duhet të jetë politikisht më e ashpër ndaj, siç tha, manipulimeve të pushtetit të Vuçiqit, i cili shpesh ndalon qytetarë kroatë dhe i dëbon nga Serbia.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë