Prishtinë, 21 Gusht 2025
Vendimi për ndalimin e vizitave të të afërmve të ish-presidentit Hashim Thaçi në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, nga këndvështrimi i njohësve të drejtësisë, vlerësohet shkelje e të drejtave të njeriut. Ndërkohë, mbrojtja tashmë ka bërë të ditur se planifikon që në kuadër të dëshmive në rastin e krerëve të UÇK-së, t’i përdorë dëshmitë e ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright, Richard Holbrooke, senatorit Doll e disa personalitete të tjera të rëndësishme.
Gjykata Speciale ka publikuar në faqen e saj vendimin për ndalimin e vizitave të të afërmve të ish-presidentit Hashim Thaçi në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ky vendim, nga këndvështrimi i një juristi, është shkelje e të drejtave të njeriut.
“Është jashtëzakonisht e paligjshme, e panevojshme kërkesa e prokurorit që të merret me çështjen se kush ta vizitojë të akuzuarin, pasi që gjatë mbajtjes në paraburgim është gjyqtari i procedurës paraprake ai që kujdeset për të akuzuarit, të dyshuarin në masën e paraburgimit, pastaj është kryetari i trupit gjykues, tash kemi kryetar të trupit gjykues dhe në asnjë formë dhe në asnjë variant nuk ka të drejtë prokurori të parashtroj këso kërkesash në kundërshtim me kodin e procedurës penale e që është edhe në kundërshtim me konventën për të drejtat e njeriut”, tha Skender Musa, avokat i licencuar nga Gjykata Speciale.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë