Prishtinë, 20 gusht 2025
Profesori në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk gëzon më mbështetjen perëndimore që kishte dikur.
“Ai është kthyer qartazi nga Moska dhe Pekini”, tha Serwer për Radion Evropa e Lirë.
Duke folur për protestat disa mujore kundër qeverisë së Vuçiçit, Serwer theksoi se presidenti serb nuk ka askënd tjetër për të fajësuar, përveç vetes.
“Vuçiç nuk ka askënd tjetër për të fajësuar përveç vetes”, tha ai.
Komentuar deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë në lidhje me protestat në Serbi, Serwer shtoi se Moska do të ushtrojë presion mbi Vuçiçin që të shtypë demonstratat.
“Me Vuçiçin dhe rusët gjithmonë ekziston rreziku i eskalimit ose i shpërqendrimit përmes ndonjë incidenti tjetër destabilizues në Kosovë”, tha ai, kur u pyet nëse ekziston rreziku i përhapjes së pasojave dhe ndikimit në stabilitetin rajonal.
Serwer i sheh protestat në Serbi si “një shenjë të qartë të pakënaqësisë popullore me performancën e qeverisë”, por thekson se protestuesit ende nuk kanë krijuar një alternativë të qartë politike.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë