Prishtinë, 20 gusht 2025
Autori i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, ka publikuar në rrjetet sociale detaje mbi aktivitetet e Gordana Laban Zuviq, anëtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e Listës Serbe.
Sipas tij, Laban Zuviq që nga viti 2020 punon paralelisht edhe si zyrtare për punësim në kuadër të të ashtuquajturit “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, dega në Graçanicë, disa muaj para se të emërohej në KQZ.
“Gordana LABAN ZUVIQ, anëtare e KQZ-së nga Lista Serbe, punon edhe në pozitën ‘zyrtare për punësim’ në kuadër të të ashtuquajturit Shërbim Kombëtar i Punësimit, Dega në Graçanicë, që nga viti 2020, pak muaj para emërimit si anëtare e KQZ-së”, ka shkruar Panduri.
Reagimi i tij erdhi pas raportimeve të bëra edhe gjatë debatit në emisionin “Debat Plus”, ku ai solli detaje edhe për familjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban.
Sipas këtyre të dhënave, bashkëshortja e gjyqtarit, Radoica, që nga viti 2020 punon si bibliotekare në shkollën paralele të mjekësisë në Graçanicë; djali Aleksandar, jurist, që nga viti 2023 është i punësuar në Kuvendin paralel të Komunës së Deçanit; ndërsa djali tjetër, Arso, punon në të ashtuquajturin Muze të qytetit të Mitrovicës.
Këto informacione bëhen publike në një kohë kur gjyqtari Radomir Laban është në qendër të vëmendjes, pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për të tërhequr kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese për përjashtimin e tij nga rastet që lidhen me konstituimin e Kuvendit.
Osmani më herët e kishte cilësuar Labanin si “kërcënim për sigurinë kombëtare”, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka theksuar se ai është emëruar në vitin 2018 sipas procedurave ligjore dhe nuk ka pasur shkelje. Po ashtu, Gjykata ka refuzuar edhe kërkesën e tij për t’u përjashtuar nga çështjet që lidhen me Kuvendin.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë