20 gusht, 2025
Politologu dhe drejtori i Institutit për Çështje Evropiane, Naim Leo Beshiri, ka deklaruar se Serbia po kalon një krizë të thellë politike pas protestave të fundit, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq është politikisht “i plagosur”.
Në një intervistë, Beshiri tha se pushteti i Vuçiqit bazohet vetëm te frika dhe dhuna, duke shtuar se presidenti serb nuk do të tërhiqet vullnetarisht nga pozita e tij, pasi rrezikon përgjegjësi penale.
“Fati i tij varet nga dy presione: ai i brendshëm, që po rritet çdo ditë, dhe ai i jashtmi, nga BE-ja dhe partnerët ndërkombëtarë. Kur këto të bashkohen, rënia e tij bëhet e pashmangshme”, theksoi ai.
Sipas Beshirit, protestat e fundit dallohen nga ato të mëparshmet, pasi nuk drejtohen nga partitë opozitare, por nga studentët dhe lëvizjet qytetare me një agjendë të qartë për liri, drejtësi dhe përgjegjësi. Ai paralajmëroi se opozita tradicionale ose do të përshtatet me këtë frymë, ose do të zhduket nga skena politike.
Ai përmendi edhe tragjedinë e Novi Sadit, më 1 nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona pas shembjes së një mbulese në stacionin hekurudhor, duke e cilësuar si simbol të papërgjegjësisë shtetërore dhe korrupsionit sistemik.
Protestuesit, sipas tij, po kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme, media të pavarura, përgjegjësi për tragjedinë në Novi Sad dhe ndëshkim për brutalitetin policor. “Studentët nuk kërkojnë ndryshime kozmetike, por ndërprerje me praktikat autokratike. Kjo u jep atyre epërsi morale dhe legjitimitet shoqëror”, tha Beshiri.
Ai theksoi se reagimi i pushtetit me dhunë në qytete si Beograd, Novi Sad, Nish, Shabac e Valjevë vetëm sa ka rritur zemërimin e opinionit publik.
“Regjimi përpiqet ta paraqesë gjithçka si ndikim të huaj, por dhuna tregon frikën e tij, jo forcën”, u shpreh Beshiri, duke shtuar se rruga e vetme për zhvillim dhe demokratizim të Serbisë mbetet Bashkimi Evropian, ndërsa shmangia e kësaj rruge do ta çojë vendin në izolim më të thellë.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë