14 gusht 2025
Ramadan Morina, i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile, është paraqitur sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku pritet t’i caktohet masa e paraburgimit.
Arrestimi i tij u njoftua këtë javë nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës. Sipas Prokurorisë, Morina dyshohet se gjatë periudhës 29–31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës. Para arrestimit, ai jetonte në Serbi dhe punonte si taksist.
Në njoftimin e Prokurorisë Speciale thuhet se gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia