14 gusht, 2025
Nga pesë vrasjet e fundit të regjistruara në Kosovë, katër të dyshuar ende nuk janë kapur nga Policia e Kosovës. Mes tyre janë Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, Edonisi e Engjulli, të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gjilan, si dhe Xhemail Nuhiu, i kërkuar për një vrasje në Hajvali.
Sipas ekspertit të sigurisë, Avni Islami, një nga arsyet kryesore pse këta persona ende janë në arrati është mundësia e ikjes në Serbi, veçanërisht në komunat shqiptare në Luginë, ku, për shkak të mungesës së bashkëpunimit mes dy shteteve, nuk ndodhin ndjekje penale nga autoritetet serbe për shtetasit kosovarë.
Kufiri me Serbinë dhe pikat e kontrollit
Departamenti i Kufirit i Policisë së Kosovës njofton se aktualisht janë 16 pika të kalimit kufitar dhe 12 stacione policore përgjegjëse për mbikëqyrjen e kufirit, nga të cilat 6 pika lidhin Kosovën me Serbinë.
Pikat kryesore të kalimit në drejtim të Serbisë nën kontrollin e Drejtorisë Rajonale Kufitare “Veriu” në Lluzhan janë:
Merdare
Jarinje
Bernjak
Mutivodë
Ndërkohë, stacionet policore për mbikëqyrje përfshijnë Keqekollën, Kërpimehin, Leposaviqin dhe Zubin Potokun.
Drejtoria Rajonale Kufitare “Lindje” në Kaçanik mbikëqyr dy pika kalimi që lidhin Kosovën me Preshevën dhe Bujanocin:
Muçibaba
Dheu i Bardhë
Modeli i policimit
Policia e Kosovës thekson se në këto pika kufitare zbatohet një model policimi i bazuar në vëzhgim, identifikim dhe reagim, duke u mbështetur në informata inteligjente mbi lëvizjet kriminale dhe analizën e rrezikut. Ky model, sipas Policisë, është përzgjedhur për të përmirësuar cilësinë e shërbimit dhe për të reflektuar praktikat më të mira të vendeve të Bashkësisë Evropiane.
Pikat kufitare të pa hapura
Mes Kosovës dhe Serbisë ekzistojnë edhe pika kufitare që ende nuk janë funksionale për kalim. Një prej tyre është pika në “KAPI”, që lidh Kamenicën me Medvegjën. Lidhur me këtë çështje, televizioni ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, por nuk ka marrë përgjigje.

Thaçi mohon çfarëdo përfshirje në vrasje
Shënohet viktima e parë nga Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset
Studentët revoltohen me Specialen, marshojnë në protestë, mbështesin katërshen e UÇK-së
Gjykimi për krime lufte nuk nis për shkak të mungesës së avokatit
Ramadan Morina sërish deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë në Burim të Malishevës
Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës
Takohen Kurti e Hamza