Gjakovë, 13 Gusht 2025
Zenun Xhemajli, 84-vjeçar nga fshati Rracaj i Gjakovës, ka rrëfyer për momentet më të rënda të jetës së tij. Gjatë luftës, ai humbi katër djemtë, ndërsa vetë i mbijetoi masakrës së Mejës, ku u vranë rreth 370 shqiptarë. Në një rrëfim dhënë për Tëvë1, ai thotë se 27 prilli i vitit 1999 ishte dita e kiametit për të.
Muharrem Zenun Hoxha, Ilir Zenun Hoxha, Shkëlzen Zenun Hoxha dhe Alban Zenun Hoxha. Te të katër djemtë e Zenun Xhemajlit nga fshati Rracaj i Gjakovës, e patën një fat tragjik gjatë luftës në Kosovë.

Më 2 gusht 1998, Muharremi dhe Iliri u morën me forcë nga policia serbe dhe prej asaj dite nuk dihet më asgjë për ta.
Dy djemtë e tjerë, Shkëlzeni dhe Albani, u vranë bashkë me qindra shqiptarë të tjerë gjatë masakrës së Mejës.
Zenun Xhemajli tregon se 27 prilli i vitit 1999 ishte dita më e rëndë e jetës së tij. “27 prilli i vitit 1999 ishte ditë kiameti për ne që ishim aty. Policia serbe na mblodhi në fshat, na ndau burrat dhe na dërgoi në Mejë. Unë po mbaja në krahë fëmijën e një gruaje sepse doja ta shpëtoja”, ka thënë Xhemajli.
Në këtë masakër u zhduk edhe trupi i Shkëlzenit, ndërsa Zenuni arriti të varrosë vetëm djalin më të vogël, Albanin.
Krimi në Mejë dhe në fshatrat përreth Gjakovës ndodhi në prill të vitit 1999, kur u vranë rreth 370 shqiptarë të Kosovës, trupat e të cilëve u gjetën më pas në tetë varreza masive në Batajnicë të Serbisë.
Shteti i Serbisë, edhe sot e kësaj dite, refuzon të pranojë krimet e kryera në Kosovë dhe të hapë arkivat e ushtrisë.

Thaçi mohon çfarëdo përfshirje në vrasje
Shënohet viktima e parë nga Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset
Studentët revoltohen me Specialen, marshojnë në protestë, mbështesin katërshen e UÇK-së
Gjykimi për krime lufte nuk nis për shkak të mungesës së avokatit
Ramadan Morina sërish deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë në Burim të Malishevës
Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës
Takohen Kurti e Hamza