Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se është thellësisht i tronditur nga vrasja e trefishtë në Gjilan.
Ai ka shprehur tronditje të thellë dhe indinjatë ndaj institucioneve të drejtësisë, duke theksuar se trajtimi i rasteve të tilla nga Prokuroria dhe Gjyqësori, duke lënë të lirë personat e dyshuar, është i papranueshëm.
Sipas tij, i dyshuari kryesor për vrasjen e sotme ishte arrestuar vitin e kaluar nga Policia e Kosovës për fajde, por neglizhenca dhe tolerimi i sistemit të drejtësisë kanë sjellë situatën ku ndodhemi sot.
Sveçla tha se është momenti i fundit që institucionet e drejtësisë të reflektojnë dhe të mos tolerojnë asnjë kriminel apo veprimtari kriminale, duke shtuar se qytetarët duhet ta kenë shtetin garant të sigurisë dhe jo të ndihen të frikësuar.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante