Osmani u bën thirrje organeve të drejtësisë për veprim urgjent pas vrasjes së trefishtë në Gjilan
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë që të kapin sa më shpejt autorët e vrasjes së trefishtë në Gjilan dhe t’i sjellin para drejtësisë.
Ajo ka shprehur keqardhje që të dyshuarit për këtë krim, vitin e kaluar, janë liruar nga institucionet e drejtësisë pas një kohe të shkurtër në paraburgim, ndonëse akuzoheshin për vepra të rënda penale.
“Presidentja përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe kërkon nga organet kompetente që autorët e këtij akti makabër të dalin para drejtësisë dhe të përballen me përgjegjësinë e plotë ligjore. Është për keqardhje që vitin e kaluar të njëjtit persona u liruan nga paraburgimi pas një kohe shumë të shkurtër, përkundër akuzave për vepra të rënda”, thuhet në reagimin e Presidencës.
Nga Kabineti i Presidentes kanë reaguar edhe për publikimin në media të një fotografie ku Osmani shihet me të dyshuarin Mefail Shkodra.
“Është shqetësues manipulimi me qëllim dezinformimin e opinionit publik, duke përdorur fotografi të realizuara në ngjarje publike, ku autori i këtyre veprave ka pozuar me shumë figura publike. Këto imazhe janë bërë gjatë një aktiviteti festiv të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë, ku morën pjesë përfaqësues institucionalë, personalitete nga politika, të ftuar të tjerë dhe qytetarë. Brenda vitit, Presidentja del në fotografi me mijëra pjesëmarrës në aktivitete publike, të cilët nuk i njeh dhe nuk mund të dijë për veprimtarinë e tyre. Prandaj, aludimet për kinse ‘shoqërim’ janë shpifje. Presidentja përsërit thirrjen që organet e rendit dhe drejtësisë të veprojnë sipas ligjit dhe të sigurojnë që vrasësi të marrë dënimin e merituar”, thuhet në reagim.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit