Aleatët evropianë kanë rikonfirmuar mbështetjen për Ukrainën, duke theksuar se çdo negociatë për paqe me Rusinë duhet patjetër të përfshijë Kievin.
“Rruga drejt paqes në Ukrainë nuk mund të vendoset pa Ukrainën”, thuhet në deklaratën e përbashkët të liderëve të Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Italisë, Gjermanisë, Polonisë, Finlandës dhe Komisionit Evropian.
Deklarata vjen pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, në Alaskë javën e ardhshme, me synim për t’i dhënë fund luftës.
I shqetësuar se mund të përjashtohet nga bisedimet për paqe në vendin e tij, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se çdo marrëveshje pa Kievin do të ishte “një vendim i vdekur”.
Të shtunën mbrëma, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë bëri të ditur se Trump është i hapur për një takim trepalësh, por për momentin takimi do të mbahet vetëm me Putinin, sipas kërkesës së liderit rus.
Më herët, Trump kishte theksuar se planifikon të takohet vetëm me Putinin sepse “dëshiron të nisë me Rusinë”, megjithatë kishte lënë mundësinë për një takim trepalësh.
Duke folur të premten, Trump sugjeroi mundësinë e “shkëmbimit të territoreve” për të arritur paqen mes Moskës dhe Kievit, propozim që u refuzua prerazi nga Zelensky.

Izraeli dhe Turqia përplasen gjithnjë e më shumë, Siria kthehet në pikën më të nxehtë
Trump kërkon sqarime nga dy këshilltarët e tij, dyshohet se punuan për autoritetet e Republikës Serbe
Kallas: Rusia po rrezikon jetët në Evropë me sulmet hibride
Alarm për sulme nga ajri edhe në Moldavi e Lituani
Protesta masive në Francë: Nxënësit bllokojnë shkollat, policia arreston dhjetëra protestues
BE-ja planifikon mekanizëm të ri për reagim ndaj kërcënimeve hibride
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave
Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Radoiçiq, pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit