Sot në Mitrovicën e Veriut, pas përfundimit të festivalit “Mitrovica Jazz Days”, janë shënuar incidente gjatë të cilave Policia ka arrestuar dy persona për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Veton Elshani, ka konfirmuar se njërit prej të dyshuarve i është shqiptuar gjobë për sulm verbal dhe është liruar, ndërsa tjetri është ndaluar për 48 orë pas intervistimit dhe shqyrtimit të pamjeve filmike, nën dyshimin për vepër penale – kanosje.
Incidenti ndodhi afër skenës ku po mbahej festivali, në momentin kur në vendngjarje u paraqit kryetari i komunës, Erden Atiq. Një grup qytetarësh të komunitetit serb, të cilët ndodheshin në një kafene pranë, nisën të fishkëllenin dhe të shanin, duke shprehur pakënaqësinë për mbajtjen e festivalit në pjesën veriore të qytetit.
Festivali “Mitrovica Jazz Days”, i cili deri më tani ishte zhvilluar vetëm në pjesën jugore të Mitrovicës, këtë vit për herë të parë është organizuar edhe në veri, në përpjekje për të promovuar përfshirjen kulturore.
Policia ka ndërhyrë me shpejtësi për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, ndërsa hetimet janë ende në vijim. Autoritetet kanë bërë thirrje për qetësi dhe respektim të rendit publik.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia