Zëvendësdrejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, është dëbuar sot nga Kosova, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me 3 mijë euro gjobë dhe ia ndaloi hyrjen për dy vjet në territorin e Kosovës.
Popoviq ishte arrestuar më 18 korrik në pikën kufitare të Bërnjakut, pas deklaratave të dhëna në një ceremoni përkujtimore në Rahovec, ku kishte akuzuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për krime ndaj serbëve. Ai u akuzua nga Prokuroria Speciale për “nxitje të përçarjes dhe intolerancës”.
Edhe pse gjykata bëri të ditur se Popoviq kishte pranuar fajësinë përmes një marrëveshjeje, ai mohoi një gjë të tillë pas kalimit në territorin e Serbisë, duke e cilësuar sistemin e drejtësisë në Kosovë si të “instrumentalizuar politikisht”.
“Sapo kalova kufirin administrativ. Kjo periudhë e vështirë ka përfunduar, por më keq e kanë ata serbë që po mbahen në burgjet e drejtësisë së të ashtuquajturit Zot. Nuk ka asnjë marrëveshje me gjyqësorin e Kurtit – nuk pranoj faj për asgjë që kam thënë”, tha ai.
Ai u shpreh se qëndron prapa deklaratave të bëra në Rahovec, ku kishte cilësuar pjesëtarët e UÇK-së si “terroristë”, duke akuzuar drejtësinë kosovare për përndjekje politike.
“Nuk ka forcë ky proces, sepse është thjesht pasojë e presionit nga gjyqësori politikisht i instrumentalizuar në Prishtinë”, tha më tej Popoviq.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit