Prishtinë, 8 gusht 2025
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Dredhza Brainën, fituese e vendit të parë në garën ndërkombëtare Global Cybersecurity Woman of the Year, në kategorinë “Barrier Breaker”.
Presidentja Osmani e uroi Brainën për këtë sukses të jashtëzakonshëm, duke theksuar se arritje të tilla e vendosin Kosovën në nivelet më të larta edhe në fushën globale të sigurisë kibernetike.
Gjatë takimit, Presidentja përmendi edhe suksesin e Luanda Domit, fituese e çmimit Cybersecurity Woman of the Year 2025 në kategorinë “Supporter”, çmim ky i ndarë në Las Vegas. Ajo vlerësoi se këto dy gra të jashtëzakonshme kanë thyer barriera, kanë ngritur flamurin e Kosovës dhe kanë dëshmuar se talenti i vajzave kosovare nuk njeh kufij.
“Dy vajza të jashtëzakonshme që thyen barriera, ngritën flamurin e Kosovës në majë dhe dëshmuan se talenti i vajzave tona nuk njeh kufij. Ju jeni frymëzim për gjithë rininë e Kosovës,” u shpreh Osmani.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante