Mitrovicë e Veriut, 8 gusht 2025
Mitrovica International Jazz Days, festivali i njohur muzikor që promovon përfshirjen dhe dialogun artistik, është planifikuar të mbahet nga data 8 deri më 10 gusht 2025 në Mitrovicën e Veriut. Edhe pse organizatorët po bëjnë përpjekje të mëdha që gjithçka të zhvillohet në frymën e artit dhe bashkëjetesës, përgatitjet për festivalin tashmë janë përballur me sfidat e para në terren.
Siç shihet në vendngjarje, montimi i skenës dhe përgatitjet teknike në qendër të Mitrovicës po zhvillohen në një atmosferë tensioni. Organizatorët kanë filluar me vendosjen e skenës dhe testimin e pajisjeve të zërit, mirëpo një grup qytetarësh nga komuniteti serb ka filluar të mblidhet pranë hapësirës ku do të mbahet festivali, duke shprehur pakënaqësi për prezencën e këtij aktiviteti.
Sipas pamjeve dhe dëshmive të qytetarëve, në momentin kur teknikët e festivalit kanë filluar të lëshojnë muzikë jazz nga skena, të pranishmit kanë reaguar duke lëshuar muzikë serbe nga altoparlantët përreth, me qëllim të dukshëm për ta zëvendësuar dhe penguar festivalin. Më pas ka pasuar një përballje zërash nga të dyja palët, gjë që ka rritur edhe më shumë tensionet në qendër të qytetit.
Në pamjet e regjistruara në terren dëgjohet një grua duke bërtitur ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, duke kërkuar ndërhyrje. Në sfond dëgjohen edhe komente të disa qytetarëve që shprehin qartë kundërshtimin ndaj mbajtjes së festivalit në atë lokacion. Megjithatë, për shkak të të drejtave autoriale të portalit, zëri nga videoja e publikuar në rrjetet sociale do të çaktivizohet përkohësisht.
Festivali Mitrovica International Jazz Days, gjatë vitit të kaluar, ka promovuar mesazhe paqeje, dialogu dhe bashkëpunimi ndëretnik përmes artit, por situata aktuale tregon se organizimi i ngjarjeve të tilla ende përballet me pengesa në një nga pikat më të ndjeshme të Kosovës.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit