Halkidiki, 6 gusht 2025
Një aksident detar është regjistruar mesditën e së martës pranë ishullit Diaporos, në zonën turistike të Halkidikit në Greqi.
Sipas autoriteteve portuale greke, një skaf me shtatë persona në bord gjashtë shtetas nga Kosova dhe një shtetas amerikan është përplasur në një breg shkëmbor.
Si pasojë e përplasjes, tre persona mbetën të plagosur. Fillimisht ata morën ndihmën e parë në Qendrën Shëndetësore të Agios Nikolaos, ndërsa më pas u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Poligyros. Të tre personat janë jashtë rrezikut për jetën dhe tashmë janë lënë të lirë nga spitali.
Skafi, i cili mësohet se ishte marrë me qira, është përmbysur pas përplasjes dhe më pas është tërhequr në breg. Autoritetet e Portit të Ormos Panagias kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Deri më tani nuk raportohet për ndotje detare si pasojë e ngjarjes.

Izraeli dhe Turqia përplasen gjithnjë e më shumë, Siria kthehet në pikën më të nxehtë
Trump kërkon sqarime nga dy këshilltarët e tij, dyshohet se punuan për autoritetet e Republikës Serbe
Kallas: Rusia po rrezikon jetët në Evropë me sulmet hibride
Alarm për sulme nga ajri edhe në Moldavi e Lituani
Protesta masive në Francë: Nxënësit bllokojnë shkollat, policia arreston dhjetëra protestues
BE-ja planifikon mekanizëm të ri për reagim ndaj kërcënimeve hibride
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave
Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Radoiçiq, pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit