Prishtinë, 17 nëntor 2026 17:59
Gjykata e Lartë në Beograd lëshoi një vendim mbi urdhrin e paraburgimit dhe urdhëroi lëshimin e një urdhër arresti për Milan Radoiçiqin, për shkelje të ndalimit të daljes nga banesa e tij.
Me vendimin e kësaj gjykate, Radoiçiqit iu hoq ndalimi i daljes nga banesa, i cili e ndalonte të dilte nga territori i Serbisë, iu urdhërua të paraqitej në Stacionin e Policisë “Savski Venac” në Beograd, çdo datë 1 dhe 15 të muajit, ndërsa dokumenti i udhëtimit iu konfiskua përkohësisht.
Gjykata urdhëroi policinë të lëshojë një urdhër arresti për Radoiçiqin.
Ai ishte paralajmëruar më parë se mund të ndalohej nëse shkel ndalimin e daljes nga banesa e tij.
Radoiçiq dyshohet për veprën penale të prodhimit, posedimit, mbajtjes dhe trafikimit të paligjshëm të armëve dhe substancave shpërthyese.
Milan Radoiçiq është një nga personat kryesorë të dyshuar për organizimin dhe udhëheqjen e grupit të armatosur terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Pas sulmit, Radoiçiqi, përmes avokatit të tij, kishte marrë përgjegjësinë për organizimin dhe udhëheqjen e grupit të armatosur, ndërsa më pas kishte dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe.
Ai ishte arrestuar përkohësisht në Beograd më 3 tetor 2023, ku ishte marrë në pyetje, por më pas ishte liruar për t’u mbrojtur në liri.
Ndërkohë, në Kosovë, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin në Banjskë, ku në mesin e të akuzuarve është edhe Milan Radoiçiqi.

Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027
4.27 miliardë euro buxhet për 2027, paga e 13-të dhe 908 milionë euro për komunat
Kosova synon të zëvendësojë 1 miliard euro importe me prodhim vendor brenda katër vjetësh
Aktakuzë ndaj një shtetaseje të Maqedonisë së Veriut, dyshohet se mashtroi me prona në vlerë prej 320 mijë eurosh
Kosova renditet para shumë shteteve evropiane në indeksin e Gallup-it
Digjitalizohet procedura për pajisje me lejeqëndrim në Kosovë
Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve
Aksident në komunikacion, vdes një person