Prishtinë, 19 nëntor 2026 07:43
Kosova renditet ndër pesë vendet me rezultatin më të lartë në Evropë për ligj dhe rend, sipas raportit “The Global Safety Report 2026”, të publikuar nga instituti ndërkombëtar Gallup.
Në Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2025, Kosova ka marrë 90 pikë nga 100 të mundshme, duke ndarë vendin e pestë në renditjen evropiane me Danimarkën dhe Finlandën.
Sipas të dhënave të raportit, në krye të renditjes evropiane qëndron Islanda me 93 pikë, ndërsa Zvicra, Lituania dhe Norvegjia kanë nga 91 pikë secila.
Ky indeks mat perceptimin e qytetarëve për sigurinë dhe rendin në vendin ku jetojnë, duke u bazuar në katër tregues kryesorë: ndjenjën e sigurisë gjatë ecjes vetëm natën, besimin në policinë lokale, përvojat me vjedhjen e pronës dhe përvojat me sulmet fizike apo grabitjet gjatë vitit të fundit.
Rezultati më i lartë në këtë indeks nënkupton nivel më të madh të sigurisë së perceptuar dhe besim më të lartë të qytetarëve në rendin dhe ligjin.
Raporti i Gallup-it për vitin 2026 bazohet në anketa të realizuara gjatë vitit 2025 me 143 mijë e 620 persona, të moshës 15 vjeç e lart, në 140 shtete dhe territore të ndryshme të botës.
Në nivel global, mesatarja e Indeksit të Ligjit dhe Rendit është 80 pikë, ndërsa Kosova me 90 pikë qëndron dhjetë pikë mbi këtë mesatare.

Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027
4.27 miliardë euro buxhet për 2027, paga e 13-të dhe 908 milionë euro për komunat
Kosova synon të zëvendësojë 1 miliard euro importe me prodhim vendor brenda katër vjetësh
Aktakuzë ndaj një shtetaseje të Maqedonisë së Veriut, dyshohet se mashtroi me prona në vlerë prej 320 mijë eurosh
Digjitalizohet procedura për pajisje me lejeqëndrim në Kosovë
Pranohet dështimi në rastin e Arlinda Zekajt, mungonte dokumenti obligativ
Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve
Aksident në komunikacion, vdes një person