Prishtinë, 18 nëntor 2026 19:49
Nga sot, shtetasit e huaj që aplikojnë për herë të parë për lejeqëndrim në Republikën e Kosovës mund ta realizojnë këtë procedurë online, përmes platformës shtetërore e-Kosova, ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sipas tij, ky shërbim i ri është pjesë e procesit të digjitalizimit të shërbimeve publike dhe synon të lehtësojë procedurat administrative, duke ofruar qasje më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më efikase për të huajt që kërkojnë lejeqëndrim në Kosovë.
Megjithatë, aplikimi përmes platformës digjitale do të mund të bëhet vetëm nga brenda territorit të Republikës së Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Përmes këtij shërbimi, institucionet synojnë të vazhdojnë modernizimin e administratës publike dhe të përmirësojnë qasjen në shërbime përmes platformave digjitale.

Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027
4.27 miliardë euro buxhet për 2027, paga e 13-të dhe 908 milionë euro për komunat
Kosova synon të zëvendësojë 1 miliard euro importe me prodhim vendor brenda katër vjetësh
Aktakuzë ndaj një shtetaseje të Maqedonisë së Veriut, dyshohet se mashtroi me prona në vlerë prej 320 mijë eurosh
Kosova renditet para shumë shteteve evropiane në indeksin e Gallup-it
Pranohet dështimi në rastin e Arlinda Zekajt, mungonte dokumenti obligativ
Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve
Aksident në komunikacion, vdes një person