Prishtinë, 17 nëntor 2026 15:54
Qeveria e Kosovës ka reaguar pas aktgjykimit të shpallur nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, në rastin që lidhet me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë.
Në një deklaratë të publikuar të martën, Qeveria ka theksuar se, ndonëse pavarësia e gjyqësorit dhe respektimi i vendimeve gjyqësore janë parime themelore të sundimit të ligjit, kjo nuk nënkupton se institucionet dhe palët nuk kanë të drejtë të shprehin shqetësime për mënyrën e funksionimit të institucioneve të drejtësisë.
Ekzekutivi ka bërë të ditur se rezervat dhe kritikat ndaj Dhomave të Specializuara mbeten të pandryshuara, duke veçuar çështjet që lidhen me transparencën e procedurave, respektimin e të drejtave të palëve dhe garantimin e standardeve për një gjykim të drejtë.
“Besimi në drejtësi nuk ndërtohet vetëm mbi vendimet që merren, por edhe mbi mënyrën se si arrihet deri tek ato”, thuhet në reagimin e Qeverisë.
Në fund, Qeveria ka ritheksuar se sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave dhe garancive procedurale duhet të ecin paralelisht, duke vënë në pah se drejtësia duhet të jetë e drejtë, transparente dhe e besueshme.

Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027
4.27 miliardë euro buxhet për 2027, paga e 13-të dhe 908 milionë euro për komunat
Kosova synon të zëvendësojë 1 miliard euro importe me prodhim vendor brenda katër vjetësh
Aktakuzë ndaj një shtetaseje të Maqedonisë së Veriut, dyshohet se mashtroi me prona në vlerë prej 320 mijë eurosh
Kosova renditet para shumë shteteve evropiane në indeksin e Gallup-it
Digjitalizohet procedura për pajisje me lejeqëndrim në Kosovë
Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve
Aksident në komunikacion, vdes një person