Prishtinë, 19 nëntor 2026 12:08
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetaseje të Maqedonisë së Veriut, e dyshuar për mashtrim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme, përmes përdorimit të autorizimeve të falsifikuara për shitjen e pronave në Kosovë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, e pandehura S.C. dyshohet se ka përdorur një autorizim të falsifikuar, kinse të dhënë nga xhaxhai i saj, për të shitur prona që ndodheshin në Kosovë dhe që ishin në pronësi të tij.
Rasti i parë lidhet me një transaksion të vitit 2016, kur e pandehura dyshohet se ka mashtruar një person, duke pretenduar se kishte autorizim për shitjen e pronave. Sipas aktakuzës, blerësi kishte kryer pagesa të ndryshme përmes bankës në emër të saj, ndërsa dëmi i shkaktuar në këtë rast vlerësohet në 200 mijë euro.
Ndërkaq, gjatë vitit 2018, e pandehura dyshohet se ka mashtruar edhe një person tjetër, L.H., duke përdorur të njëjtin autorizim të falsifikuar.
Sipas Prokurorisë, palët kishin lidhur një parakontratë për shitblerjen e pronës në vlerë prej 170 mijë eurosh, me marrëveshjen që 120 mijë euro të paguheshin deri në vitin 2020, ndërsa pjesa tjetër pas pajisjes me fletë poseduese. Në këtë rast, dëmi pasuror i shkaktuar vlerësohet në 120 mijë euro.
Prokuroria bën të ditur se më 13 nëntor 2024, e pandehura dyshohet se ka përdorur dokumentet e falsifikuara edhe në Gjykatën Themelore në Ferizaj, Divizioni Civil, me qëllim që të ndikonte në vendimmarrjen për të drejtën e pronësisë mbi disa parcela në zonën kadastrale Petroviç të Komunës së Shtimes.
Si rezultat i këtyre veprimeve, gjykata kishte nxjerrë aktgjykim përmes të cilit L.H.-së i ishte njohur e drejta e pronësisë mbi parcelat përkatëse.
Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurën ta shpallë fajtore dhe ta dënojë sipas ligjit për veprat penale që i vihen në barrë.
E pandehura akuzohet për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.
Vlen të theksohet se bëhet fjalë për pretendime të Prokurorisë të paraqitura në aktakuzë dhe fajësia e të pandehurës duhet të vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027
4.27 miliardë euro buxhet për 2027, paga e 13-të dhe 908 milionë euro për komunat
Kosova synon të zëvendësojë 1 miliard euro importe me prodhim vendor brenda katër vjetësh
Kosova renditet para shumë shteteve evropiane në indeksin e Gallup-it
Digjitalizohet procedura për pajisje me lejeqëndrim në Kosovë
Pranohet dështimi në rastin e Arlinda Zekajt, mungonte dokumenti obligativ
Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve
Aksident në komunikacion, vdes një person