Prishtinë, 16 nëntor 2026 18:55
Institucioni i Avokatit të Popullit ka hapur një zyrë të re në Mitrovicën e Veriut, me qëllim të afrimit të shërbimeve të tij me qytetarët dhe lehtësimit të qasjes në mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se zyra e re do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim, duke u mundësuar atyre që të paraqesin kërkesat dhe shqetësimet e tyre për mbrojtjen e të drejtave.
Sipas Qelajt, kjo zyrë do të shërbejë edhe si hapësirë për bashkëpunim me komunitetin dhe organizimin e aktiviteteve që lidhen me promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Zyra e re ndodhet në rrugën “Millan Shuflai”, pa numër, në Mitrovicën e Veriut.
Hapja e kësaj zyre synon të lehtësojë komunikimin e qytetarëve me Institucionin e Avokatit të Popullit dhe të rrisë mundësitë për adresimin e rasteve të shkeljes së të drejtave të tyre.

Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027
4.27 miliardë euro buxhet për 2027, paga e 13-të dhe 908 milionë euro për komunat
Kosova synon të zëvendësojë 1 miliard euro importe me prodhim vendor brenda katër vjetësh
Aktakuzë ndaj një shtetaseje të Maqedonisë së Veriut, dyshohet se mashtroi me prona në vlerë prej 320 mijë eurosh
Kosova renditet para shumë shteteve evropiane në indeksin e Gallup-it
Digjitalizohet procedura për pajisje me lejeqëndrim në Kosovë
Vite të tëra pa zgjidhje për qentë endacakë, specialisti i kimisë toksikologjike me kritika për institucionet lokale
Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve
Aksident në komunikacion, vdes një person